Ballina Kronika I përfshirë në dy raste grabitjesh, bie në prangat e policisë 43-vjeçari

I përfshirë në dy raste grabitjesh, bie në prangat e policisë 43-vjeçari

32
0

Një 43-vjeçar është vënë në pranga të policisë, pasi dyshohet se është përfshirë në dy raste grabitjesh.

Ai grabiti nën kërcënimin e amës një dyqan celularësh në zonën “Myslim Shyri” dhe një argjendari në Rrugën e Dibrës. I arrestuari është Afrim Dulaj (Farruku).

Pas arrestimit, 43-vjeçari do përballet me akuzën e grabitjes dhe do të japë llogari para autoriteteve gjyqësore.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Golden hummer”.
Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore, vjedhja në kërcënimin e armës, në një dyqan celularësh, e ndodhur në muajin shkurt, si dhe vjedhja në një argjendari në Rrugën e Dibrës.
Vihet në pranga një 43-vjeçar, si autor i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës intensive për zbardhjen e dy vjedhjeve të ndodhura në zonat respektive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Golden hummer”, për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorit të dyshuar.
Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi A. D. (F)., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.02.2024, dyshohet se në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka vjedhur disa aparate celulare, në një dyqan në rrugën “Myslym Shyri”, dhe më datë 14.03.2024, ka vjedhur disa aksesorë floriri në argjendarinë e shtetasit E. K., në Rrugën e Dibrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.