Ballina Europë Kapet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar...

Kapet kokainë me vlerë 10 milionë euro në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

123
0

Policia sllovene gjeti dhe sekuestroi një ngarkesë të madhe kokaine në portin e Koperit disa ditë më parë, në një anije që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Policia konfirmoi sekuestrimin dhe tha se dy të huaj janë në paraburgim. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta.

Dy të arrestuarit, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.