Ballina Politika Kryebashkiaku Arbana “shkund” administratën e bashkisë, pas Asamblesë

Kryebashkiaku Arbana “shkund” administratën e bashkisë, pas Asamblesë

75
0

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak, Elton Arbana ka treguar për takimin e bërë me punonjësit e administratës së bashkisë, kryetarët e Njësive, drejtuesit e sektorëve të ndryshëm.
Ky takim vjen pas Asamblesë së Partisë Socialiste.

Për më tepër ai thekson: “Mbarëvajtja e punëve të bashkisë është shumë e rëndësishme për ne, sepse banorët e Shijakut dhe Njësive më kanë besuar që unë t’i shërbej atyre në politikat vendore. Për këtë është po aq e rëndësishme që secili prej punonjësve të administratës të kryejë siç duhet punën e tij.

Gjatë mandatit të parë bashkë kemi kaluar shumë sfida dhe kemi arritur shumë suksese, të cilat do t’i vazhdojmë duke punuar me të njëjtin ritëm.

Thirrja ime kryesore për çdo punonjës është: “Të punoni me përgjegjësi morale dhe ligjore, brenda kodit të etikës, me shërbim cilësor dhe korrekt ndaj çdo qytetari.
Ashtu siç unë e kryej detyrën time me përkushtim dhe përgjegjshmëri, të njëjtën gjë kërkoj dhe nga administrata e bashkisë.

Nëse duam ta çojmë përpara Shijakun drejt një perspektive të mirë, këtë duhet ta bëjmë duke qënë transparentë, të drejtë ndaj kujdo dhe duke zbatuar ligjin. Për këtë nuk do të ketë tolerancë ndaj abuzuesve.
Përgjegjësia e çdo punonjësi administrate është individuale.

Nuk duhet askush të përdorë pushtetin që të favorizojë dikë. Kjo, nga ana ime, do të jetë e patolerueshme dhe ndëshkuese.
Duhet seriozitet maksimal për t’i shërbyer qytetarëve. Do të jem në monitorim të vazhdueshëm të performacës tuaj të punës, për të rritur nivelin e qeverisjes tonë vendore.”

Qeveria shqiptare dhe Kryeministri Edi Rama ka treguar një mbështetje maksimale për Shijakun. Kësaj mbështetje, që shpresoj do ta kemi sërish, duhet t’i përgjigjemi vetëm me punë të palodhur.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!