Ballina Slider Legjenda Luis Figo ‘ngre në piedestal’ Cristiano Ronaldon: Është një ‘kafshë’, djali...

Legjenda Luis Figo ‘ngre në piedestal’ Cristiano Ronaldon: Është një ‘kafshë’, djali më konkurrues që kam parë, pas meje (qesh)…

50
0

Luís Figo u shpreh në një intervistë për ‘Marca’, se kombëtarja është “një nga favoritët” për të fituar “Euro’2024” dhe vlerësoi shumë Cristiano Ronaldon dhe João Félix, duke theksuar se ky i fundit, pavarësisht talentit të tij, “ka nevojë për më shumë rregullsi”.

“Cristiano është një ‘kafshë’, ai është djali më konkurrues që kam parë që nga unë (qesh). Jo, është thjesht një shaka. Ai vazhdon të shënojë gola dhe do t’i shënojë gjithmonë, një lojtar me atë thelb dhe dhunti…

Jam i lumtur për të, ai do ta mbyllë karrierën e tij, duke shënuar gola kur të dojë, gjithmonë duke luajtur në kampionate të mëdha”,- ka analizuar ish-ndërkombëtari portugez, i cili ka folur edhe për João Félix.

“Ai ka shumë talent, por duhet të jetë pak më shumë… Si ta them? Ai duhet të jetë më i zemëruar, të dëshirojë gjithnjë e më shumë. Por të gjithë janë ashtu siç janë dhe kjo ndonjëherë është vështirë të ndryshohet. Ai tashmë ka treguar se ka shumë cilësi, por i duhet më shumë rregullsi.”

Për ‘Euro’2024’, që do të zhvillohet në Gjermani midis 14 qershorit dhe 14 korrikut, Figo vuri në pah cilësinë e ekipit kuinas, të cilin e konsideron se është në një pozicion të mirë për të pasur një paraqitje të shkëlqyer.

“Ne kemi një nga skuadrat më të mira në botë dhe këtë e them sinqerisht, me shumë talent dhe përvojë. Jemi një nga favoritët për të fituar titullin, ashtu si Franca dhe Anglia. Pastaj janë ato të zakonshmet. me Spanjën, Gjermaninë, Belgjikën… Besoj se do të jetë një kampionat evropian shumë i mirë dhe shpresoj që Portugalia të dalë kampione”,- përfundoi ai.