Ballina Kronika Preu 87 pemë frutore në një tokë, procedohet në gjendje të lirë...

Preu 87 pemë frutore në një tokë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

113
0

Një 38-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka prerë 87 pemë frutore në një tokë. Sipas informacioneve janë sekuestruar pemët e prera dhe një automjet.

Mësohet se për veprime të mëtejshme, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas dhe vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, dyshohet se ka prerë 87 pemë frutore të mbjella nga një 46-vjeçar, në një tokë për pronësinë e së cilës kanë pretendime të dyja palët. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip “Nissan” dhe pemët e prera.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme