Deputeti Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Ambrozia Meta. Teksa kreu i qeverisë shqiptare jepte një deklaratë për mediat, gazetarja e pyeti për investimin në ishullin e Sazanit, nga dhëndri ish-presidentit Donald Trump.
Në fund të deklaratës, Rama ka tentuar të prekë te faqja gazetaren, ndërsa kjo e fundit e ka paralajmëruar që mos ta bënte këtë gjë, ndërsa ka lëvizur me shpejtësi kokën.
Vasili në një postim në rrjetet sociale u shpreh se sjelljet kafshërore të kryeministrit nuk kanë në ndalur, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë “e ka mbushur kupën” dhe duhet të largohet me forcë.
Postimi:
Kafsheri e Rames shtyn me duar si rrugaç gazetaren Ambrozia Meta!
Sjelljet kafsherore te Edi Rames s’kane te ndalur.
Sic e shihni ne VIDEO, Rama, ky i çmendur, shtyn me duar dhunshem gazetaren Ambrozia Meta sepse e pyet per hajduterine e tij me Portin e Durresit.
Po si mund te jete kryeminister nje ordiner i tille qe sillet per faqe te zeze.
Ky e ka mbushur kupen dhe duhet te shtyhet dhe duhet perzene me force siç e meriton sjella e tij kafsherore.