Ballina Politika A e ka mbështetur Berisha marrëveshjen me PS? Ja si përgjigjet Bardhi

A e ka mbështetur Berisha marrëveshjen me PS? Ja si përgjigjet Bardhi

44
0

Në një emision televiziv kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka treguar qëndrimin që ka ish-kryeministri Sali Berisha për marrëveshjen me PS.

Bardhi tha se e ka informuar Berishën për negociatat dhe dakordësin me PS dhe kjo gjë është mbështetur prej tij.

“Unë e kam informuar Berishën, Qëndrimet e tij me dakordsinë e arritur në Konferencën e kryetarëve e ka mbështetur. Opozita ka marrë ato që ka kërkuar. Ne provuam atë që kishte thënë Berisha dhe Bardhi. E kam informuar, ju e dini që me një vendim absurd nuk i lejohet të informohet. Unë e informoj për zhvillimet e punës në grupin parlamentar dhe e ka mbështetur”,-tha Bardhi.