Ballina Politika “Ajo që nuk ra në sy janë gjashtë njerëzit që e shoqëruan...

“Ajo që nuk ra në sy janë gjashtë njerëzit që e shoqëruan atë”, gazetarja nxjerr zbuluar Robinson: Dosjet e nxehta që ai kërkoi të çohen para, kanë lidhje me…

47
0

Gazetarja Anila Basha tregoi në një studio televizive, disa nga pikat kryesore të diskutuara nga Ndihmës Sekretarit amerikan Todd Robinson me përfaqësuesit e institucioneve në një vizitë dy ditore në Tiranë.

Sipas saj, njoftimi i Departamentit të Shtetit, i kapi dhe mediat të papërgatitura për shkak të rëndësisë që ka vizita në vendit tonë por, ftesat për këto takime janë bërë dhjetë ditë para.

“Së dyti, ajo që nuk ra në sy janë gjashtë njerëzit që e shoqëruan atë në Shqipëri.  Për shkak se ne nuk i njohim, themi që janë punonjës të ambasadës por ,në fakt ata ishin punonjës dhe ekspertë të Byrosë hetimore të Narkotikëve”, tha Basha.

Së treti, shton analistja Basha, fokusi i tij kryesor ishte, SPAK, BKH dhe Policia e Shtetit.

“Kujtojmë se në këto dhjetë ditët e fundit ka pasur një intensifikim të diskursit politik kundër BKH-së për çështje të caktuara. Por, mënyra se si u projektua takimi i brendshëm dhe u pasqyrua në media , më krijon përshtypjen që nuk është thjesht kortezie por është duke thënë që tani keni çështje konkrete dhe duhet të vazhdoni”, shtoi Basha.