Ballina Politika Basha: Drejtësia është nën sulm të sinkronizuar! T’i jepet fund pandëshkueshmërisë të...

Basha: Drejtësia është nën sulm të sinkronizuar! T’i jepet fund pandëshkueshmërisë të të fortëve të politikës

121
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij në tryezën “Harku opozitar euro-atlantik” është shprehur se drejtësia shqiptare është nën sulm të sinkronizuar, ndërsa bëri thirrje që politika duhet që t’i rrijë larg.

Kryedemokrati theksoi se duhet t’i jepet fund pandëshkueshmërisë të të fortëve të politikës.

“Politika duhet t’i rrijë larg drejtësisë. Në Shqipëria drejtësia sot është në një sulm të sinkronizuar. Për herë të parë në 34 vite rreket ti jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Nuk mund të ketë barazi para ligjit pa i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë, atyre që perceptohen si të fortët e politikës, ekonomisë, botës së nëndheshme të marrëdhënieve kriminale”, u shpreh Basha.