Ballina Editorial Durrësi të ndëshkon në zgjedhje aq më shumë kur shikon se si...

Durrësi të ndëshkon në zgjedhje aq më shumë kur shikon se si dhe çfarë zgjedh

165
0

Nga Artur Llana 

Partia Demokratike ka zhvilluar sot zgjedhjet për Degën e Durrësit. Më saktë PD zyrtare. Nuk do të merrem me dy kandidatët. Janë të dy qytetarë të nderuar me kontribyte në parti sic edhe i thanë vetë në fjalën e tyre se vetëm për këtë floën. Demokratët  nuk kishin nevojë as ti kujtoje muajin e Ramazanit dhe as bindjet antikomuniste. Demokratët nuk kishin nevojë as për lukun e kandidatëve as edhe për ata që kishin ardhur të votonin dhe shihnin “tok –tok”.

Nuk kam gjë me rrjetin social , po me seriozitetin që kishte një event i tillë. Një event ku e vetmja gjë që ja vlejti për ta dëgjuar ishte fjala e kreut të PD Lulzim Basha. Duke futur ndonjë togfjalësh apo ndonjë ndajshtim, ishte pak a shumë ajo që dëgjojmë nga njeriu që ka marrë përsipër të mbajë PD me demokratë, se për vulën tashmë e ka në dorë Rama me marrveshjen e re.

Për të mos u zgjatur këtu në fakt më pëlqeu fjala e Bashës. Dhe ajo që më habiti ishte se megjithëse dencoi pazaret, marrveshjet, pranoi gabimet dhe premtoi nje PD ndryshe, salla ishte një kortezh, një turmë inrete që duartrokiten nja dy herë, hera e parë kur njërin e zuri kolla se po pinte duhan fshehurazi dhe hera e dytë kur i ra celulari një tjetri.

Përsëri kjo është normale, nëse nuk do të konstatoje se ata që ishin në sallë as që ua ndjeu çfarë tha Basha. Mezi prisnin të merrnin fjalën kandidatët.

Kjo ishte pjesa më energjike e atyre që dukej se në sallë i kishin sjellë me zor. Bashën e duatrokitën dy herë gjithsej në fjalën e tij jo se nuk i bindi, jo se ai nuk foli sic duhet në atë takim. Tjetër gjë kishin marrë udhzim dhe nuk kishin për ta harruar. Aty kishin ardhur për të zgjedhur kryetarin e asaj partie që do të vijë në pushtet, ndërsa puna është se kush do të jenë drejtorët nesër dhe do t’i caktojë ky i zgjedhuri.

Ky është edhe vakumi që po i ndodh PD së Bashës. Nuk dua ta marrë në mbrojtje. por ky është shansi për t’u shkëputur nga ajo trashgimi që e solli PD këtu. Pashë njerëz që shkelnin syrin në votime, dy tre vetë, të tjerë me celular nga xhami jashtë dhe mu kujtua koha një dekadë më parë se çfarë ndodhte në Pallatin e Kulturës me një votim që rriheshin jo për t’u bërë drejtor, por për të ndenjur të tillë.

Të mos harrojmë se prania e Bashës dhe fjala e tij ishin e vetmja gjë që përbënte lajm. Nuk e kuptova pse në Durrës duhet të bëhej ky takim në një orar Ramazani, saqë e emocionoi dhe njërin nga kandidatët. Nuk e kuptova pse u zgjodh kjo ditë e javës dhe pa u konsultuar me axhendën e pallatit të kulturës, ku në një promovim libri lartë kishte pothuajse po aq njerëz në të njëtin orar.

Nuk dua ta gjykoj fituesin  apo humbësin sepse nuk jam pjesë e tyre. Jam pjesë e atyre njerëzve që mendoj se do të bëjnë ndryshimin.

Nuk dua ti besoj as veshëve që një kandidat për t’u bërë kryetar duhet të shqiptojë togfjalsha të tillë si “zoti ju bekoftë”. Mirë do ishte të thonte se si do ta ringrejë PD në Durrës, këtë zyrtaren, që për mua e shpërndau më keq. Kandidatja tjetër mesa duket e kuptoi nga fjala e Bashës që nuk ishte ajo fituese, një gafë që duhet të mos e kishte bërë para votimit vetë ai që kërkon institucionin e votës.

Sinqerisht sot u ndjeva i zhgënjyer. Pashë një grup njerëzish që nëse nuk do ishin në Pallat të Kulturës, do më dukej si një bukë përkujtimore pa e ditur se kë dhe shpresoj ta kenë për dikë që nuk është më pjesë e saj. Pashë një fitues që në kortezh të heshturish mu duk si një klerik që do të bëjë detyrimin se e kanë thërritur në shenjë respekti. Një zhgënjim i madh!

Durrësit nuk ja vë dot etiketën, as nuk e mallgjen me fjalë. Durrësi të sheh se si voton për t’i dhënë zgjidhje atij dhe kur shikon se edhe kë zgjedh ka një moment që të hap rrugën për të bërë politikë opozitare. Gjithcka më riktheu para një dekade, në të njëjtin vend krimi të votës! Kur me votën abuzohet brenda familjes ( nuk e kam me rezultatin) krimi quhet vetvrasje!