Ballina Slider Milan apo Juventus, ja skuadra italiane që kërkon me ngulm të ketë...

Milan apo Juventus, ja skuadra italiane që kërkon me ngulm të ketë pjesë të formacionit të saj lojtarin e Kombëtares Mario Mitaj

59
0

Gjigantët e futbollit evropian, Juventusi është pas mbrojtësit të majtë të Kombëtares, Mario Mitaj. Është prestigjozja italiane “Tuttosport” që konfirmon se drejtuesit e bardhezinjve kanë në plan të bindin 21-vjeccarin që të kalojë te “Zonja e Vjetër”.

Pjesë e Lokokotivës së Moskës nga vera e 2022, Mitaj u ble nga rusët për 3 milionë euro, teksa la AEK-un e Athinës. Merkato e janarit që lamë pas ishte e zhurmshme për të, pasi Dinamo e Zagrebit ofroi 4 milionë euro për ta afruar në ekip, shumë që s’i bindi rusët të cilët donin jo më pak se 7 milionë euro.

Djaloshi i Kombëtares ka besimin e Sylvinhos dhe pritet të jetë titullar në dy ndeshjet e marsit që luan Kombëtarja. Fakt është se në Parma kundër Kilit më 22 mars, drejtuesit e Juventusit me në krye drejtorin sportiv Cristian Giuntioli do jenë në stadium për ta ndjekur nga pranë Mitajn.