Ballina Politika Spartak Ngjela: PD-ja duhet të thërrasë njerëz me vlera, përpara ka partinë...

Spartak Ngjela: PD-ja duhet të thërrasë njerëz me vlera, përpara ka partinë e Enver Hoxhës. Berisha një nga 3 monarkët e vendit

102
0

Partia Demokratike ka organizuar një tryezë dialogu me temë “Harku opozitar, Euro- Atlantik”, ku një prej të ftuarve është edhe avokati Spartak Ngjela.

Ngjela ndër të tjera ka folur për momentin ku ndodhet Partia Demokratike dhe po ashtu për ish-kryeministrin, Sali Berisha, të cilin e cilëson si nga 3 monarkët e vendit, i cili ka ardhur pas Zogut dhe Enves Hoxhë, i cili momentalisht s’ka parti, është i arrestuar, por nuk e kupton dhe del në penxhere pas asnjë ide.

Avokati po ashtu theksoi se PD sot nuk është në formën që duhet të ishte dhe sipas tij ajo duhet të afrojë në gjirin e saj njerëz me vlerë pasi përballë kanë partinë e Enver Hoxhës.

Spartak Ngjela: Nga Zogu te Enveri nga Enveri te Saliu. Këto janë 3 monarkë, të cilët kanë pasur në dotë të bëjnë çfarë të duan.

S’ka parti vjen vërdall, është i arrestuar, nuk e kupton që është i arrestuar, ka një penxhere, del në penxhere asnjë ide.

Në këto momente e vetmja shpresa që ka e djathta është PD, ajo klasikja, e cila nuk është në formën që duhet të jetë. PD ashtu sic ishte e çau Saliu, por edhe po të mos ishte carë, nuk kishte forcë.

Cila ishte arsyeja? Ne na duhet një PD e fortë që të krijojë bashkimin, bashkimin do të thotë politikë, politikë do të thotë konkurrencë, jo absolutizëm. Këtu jemi akoma në absolutizëm. Rrini mbajeni, ka dhe individë të vecantë që thonë mbase kthehem edhe unë në absolut.

Kriza politike është krizë individësh, kriza e individëve vjen sepse nuk ka ide, fakti që nuk ka ide opinioni publik është i mjegulluar.

PD e cila ka një karakter klasik, duhet të japi një mundësi dhe të ketë një skemë që të thirri njerëz me vlerë, sepse para keni partinë e Enver Hoxhës.