Ballina Kronika Zbardhen bisedat e tutoreve me të miturat: Më duhet para, kjo histori...

Zbardhen bisedat e tutoreve me të miturat: Më duhet para, kjo histori nuk do të dalë për mirë

58
0

Të tjera biseda janë zbardhur nga autoritetet greke ku dallohet qartazi shfrytëzimi i të miturave për prostitucion nga bashkëpunëtorët e shqiptares Lorela.

Në biseda shfaqet 25-vjeçarja që u arrestua së fundmi dhe të miturat, teksa këtyre të fundit iu kërkon paratë. Në një moment gjatë bisedës vajzat e mitura shprehen se është e padrejtë që ajo iu kërkon vazhdimisht para.

“Por ju keni prindër, ushqim etj”, shkruan në një moment 25-vjeçarja, ndërsa thekson se nuk ka askënd që ta mbështesë.

Biseda vijon me 25-vjeçaren që thotë se nuk ka para dhe nuk ka prindër që ta ndihmojnë.

Ndërkohë në një tjetër bisedë të miturat shfaqin frikën se rrjeti i prostitucionit mund të zbulohet.

“Jam e shqetësuar, kjo histori nuk do të dalë mirë, ajo (Maria) e ka fajin për gjithçka. Në fillim e bëri të duket e lehtë dhe shiko ku përfunduam” shkruhet në një tjetër bisedë të të miturve.

Maria së bashku me tre persona të tjerë (dy burra dhe një grua) detyronin të miturit të kryenin prostitucion duke marrë para nga shfrytëzimi i tyre.

Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat, ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime.