Ballina Kosovë Berisha: Kosova fal toka në këmbim të hyrjes në organizata ndërkombëtare

Berisha: Kosova fal toka në këmbim të hyrjes në organizata ndërkombëtare

73
0

Deputeti i Kosovës, Hisen Berisha, është shprehur se qeveria e Kosovës nuk duhet t’i japë toka Serbisë, në këmbim të hyrjes në institucionet ndërkombëtare.

Komentet Berisha i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku komentoi vendimin e qeverisë Kurti për të vënë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit.

Berisha tha se nëse Kosova do të vijojë me këtë strategji të dhënies së tokave në këmbim të anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare, nuk do i mbetet pothuajse fare tokë.

“Unë jam shumë skeptik. Ka benefitet e veta, mirëpo jam shumë skeptik. Arsyetimi i dhënies së pronave kishës, po ç’a nesër kur do të duam të hyjmë në OKB, në NATO, në BE, sa tokë do i mbetet Kosovës? Vetëm Gjakova t’ja bashkangjisim Tropojës.

Po ngjajmë si shpërbërja e Perandorisë Osmane. Albin Kurti e ka thënë me gojën e vetë, edhe presidentja dhe kryetari i Kuvendit, që përballë interesit për të qenë anëtarë të KE-së e pamë të arsyeshme të japim pronat.

Serbia për ulësen tonë në OKB do të kërkojë autonomi territoriale politike, pavarësi asociacioni. A duhet ta japim ne për një ulëse në OKB? Populli i Kosovës ka pretendim që Kosova të jetë anëtare me të drejta të plota në OKB”, tha Berisha.