Në Gjykatën e Tiranës u mbajt sot një seancë për dhunën në Pallatin Mbretëror.
Gjykata ka vendosur që Princ Leka të pajiset me urdhër-mbrojtje për 1 vit ndaj ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia, ndërsa për Princin dhe Elian seanca u shty për në 27 mars.
Avokati Aranit Roshi i cili përfaqëson Princ Lekën paraqiti akt-ekspertimin për dhunën ndaj klientit të tij, ndërsa avokatja e Elia Zaharisë nuk i paraqiti, ç’ka detyroi gjyqtarin të shtyjë seancën.
Gjyqtari urdhëron Prokurorinë të paraqesë akt-ekspertimin e dhunës ndaj Elia Zaharisë.