Ballina Aktualitet Do të qëndrojë në burg/ GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Lenës për...

Do të qëndrojë në burg/ GJKKO rrëzon kërkesën e Arben Lenës për ndryshim mase sigurie

53
0

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e mbrojtësve ligjor të avokatit Arben Lena për ndryshim mase sigurie.

Lena ka masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike.

Lena ra në pranga pasi sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve.

Për të mos e mbajtur në burg janë premtuar një pagesë prej 5 mijë euro dhe personat e përfshirë në krim kanë bashkëpunuar për të ndikuar te gjykata dhe prokurorët.