Ballina Kronika DURRES/ Gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara...

DURRES/ Gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme. Në pranga 30 vjeçari

247
0

Vijon operacioni “Sundimi i ligjit”, me kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në cilëndo fushë që ato shfaqen.

Si rezultat i kontrolleve, gjenden në një automjet dhe sekuestrohen 116 685 euro të dyshuara të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

Vihet në pranga 30-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas posedonte një shumë të madhe parash, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në automjetin e tij.

Në lagjen nr. 17, Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin D. T., shërbimet e Policisë gjetën 116 685 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua shtetasi Denis Trebeshina, 30 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme.