Ballina Bota Katër të vrarë pas sulmit izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams

Katër të vrarë pas sulmit izraelit në kampin e refugjatëve Nur Shams

91
0

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe palestineze ka njoftuar se ka ndodhur një sulm në kampin e refugjatëve Nur Shams në Bregun Perëndimor.

Në njoftimin e kësaj shoqate bëhet e ditur se katër persona janë vrarë në këtë sulm.

Thuhet se forcat izraelite gjithashtu kanë shkatërruar infrastrukturën në kamp.

Kamp ky i cili është shënjestruar rregullisht në sulmet e kësaj ushtrie.