Ballina Politika Kërkuan interpelancë me kryebashkiakun Benet Beci për largimet nga puna, kaosi i...

Kërkuan interpelancë me kryebashkiakun Benet Beci për largimet nga puna, kaosi i Rithemelimit zhvendoset në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër

84
0

Grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ka krijuar kaos në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Shkodër, ku këta të fundit kishin kërkuar interpelancë me kryebashkiakun Benet Beci për largimet nga puna të rreth 180 punonjësve.

Beci ka vendosur të “bojkotojë” takimin me këshilltarët, ku kjo gjë ka sjellë më pas dhe debate të shumta dhe përplasje midis opozitës dhe grupit socialist në bashki.

Këshilltarja demokrate Eliona Kodra Shkreli e ka cilësuar kryebashkiakun e Shkodrës, si njeri i bandave, që e ka mohuar të drejtën e interpelancës me indiferentizëm dhe arrogancë.

Fjala nga opozita:

Mbledhja e Këshillit Bashkiak sot dështoi…
Sot dështoi kryebashkiaku I bandave dhe stafi I tij tiranas që Shkodrën e kanë kthyer në çifligun e tyre personal duke e nëpërkëmbur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme!
Kryebashkiaku i sotëm foli për transparencë gjatë fushatës së Tij elektorale, por mohon të drejtën e interpelancës së kërkuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” (opozita) me indiferentizmin dhe arrogancën e Rilindjes që ai përfaqëson në Shkodër!
Ka shkarkuar nga puna 180 persona por nuk pranon të përballet me opozitën për t’i kthyer përgjigje atyre që i ka nxjerrë në rrugë të madhe, duke I lënë pa të ardhura, vetëm për të përmbushur një ‘reformë’ aspak transparente dhe dashakeqëse ndaj shkodranëve.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate ku i kërkuam të drejtën tonë legjitime, interpelancë me kryebashkiakun mbi largimet nga puna…Më poshtë debatet e zhvilluara gjatë mbledhjes së sotme e cila rezultoi e dështuar pas braktisjes së opozitës dhe një shumice tjetër të këshilltarëve bashkiakë!