Ballina Sport “Kili një test i rëndësishëm”, Berat Gjimshiti: Nuk i kemi frikë kundërshtarët...

“Kili një test i rëndësishëm”, Berat Gjimshiti: Nuk i kemi frikë kundërshtarët e Europianit, por kemi respekt

41
0

hqipëria do të luajë përballë Kilit një ndeshje miqësore, si formë parapërgatitje dhe për të qartësuar në kokën e Sylvinhos lojtarët që do të jenë në Europian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Stadio Ennio Tardini”, në Parma të Italisë, do të luhet të premtet duke startuar nga ora 20:45.

Në prag të kësaj miqësoreje, një ditë para sfidës, në konferencën për shtyp para mediave direkt nga Parma ka folur kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Sa test me rëndësi është ky?

“Besoj që Kili është një ekip i fortë, jo vetëm te porta. Kanë cilësi shumë të mëdha. Në vitet e fundit ka qenë në Botërore dhe Coppa America. Do të jetë një test i rëndësishëm për ne. Nuk jemi mësuar të luajmë me kombëtare të tilla dhe kjo ndeshje do të marrë shumë vëmendje, do të luajmë me 100%.”

“Nuk janë vetëm ata të dy. Është Mihaj dhe Veseli. Nuk ka problem, flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi shumë kohë në kombëtare. Atë e vendos trajneri, por nuk ka problem.”

Sa rëndësi ka aspekti difensiv në Kombëtaren tonë?

“Ka po aq rëndësi sa aspekti ofensiv. Janë të dyja të rëndësishme. Ajo ç’ka është më e rëndësishme është që gjithë ekipi të luajë bashkë. Nuk është vetëm mbrojtja që mbron, por i gjithë ekipi ashtu siç ndodh edhe në fazën sulmuese”, u përgjigj Gjimshiti.

“Kemi kohë që luajmë në Itali dhe kjo na shtyn shumë dhe e dimë si është futbolli në Itali. Ka shumë shqiptarë këtu dhe do na përkrahin nesër”, tha më tej kapiteni i Kombëtares kuqezi.

“Është një kombëtare që ka historinë e saj. Por kemi lojtarë me cilësi dhe pse jo të surprizojmë. Në këto momente se kemi mendjen te Europiani, por tek këto dy ndeshje miqësore. Kemi kohë për të menduar, por nuk kemi frikë nga ato ekipe, por kemi respekt pasi janë kombëtare të forta.”

“Besoj se vetë emri dhe karriera që ka është për t’u respektuar. Ka luajtur me ekipe të mira në gjithë botën dhe është lojtar me cilësi. Është në nivel botëror dhe sigurisht që duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, pasi një i vetëm nuk mund ta ndalë. Por forca e ekipit do ta ndalë gjithë ekipin e Kilit. Pasi një lojtar nuk mund ta bëjë diferencën vetë.”

“Për popullin shqiptar do të jetë diçka shumë e bukur të jemi në Europian, Botëror… Por të merremi me Europianin. Në Shqipëri po zhvillohet shumë futbolli dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm. Është një mundësi edhe për të rinjtë. Për gjëra të tjera mund të flasë presidenti Duka i cili i di gjërat më mirë se ne.”

Lojtarët e kampionatit shqiptar?

“Skuadrat shqiptare janë zhvilluar shumë. U paraqitën mirë në Conference dhe Europa League. Por duhet shumë punë, ka edhe talenta në kampionatin shqiptarë. Mendoj se do të bëhen të rinjë më të mirë seç jemi ne në këto momente.”