Ballina Politika Komisionet hetimore/ “Opozita nuk ka bërë marrëveshje”, reagon Genc Burimi: Për mua...

Komisionet hetimore/ “Opozita nuk ka bërë marrëveshje”, reagon Genc Burimi: Për mua është thjeshtë një…

46
0

Pas marrëveshjeve të fundit politike Opozita ka vendosur të zhvillojë aksonin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. I ftuar në një emision televiziv, gazetari Genc Burimi tha ky është thjeshtë kthim në normalitet pasi Opozita nuk ka bërë asnjë marrëveshje.

“Për mua është thjeshtë një rikthim në normalitet. Kjo opozitë nuk ka bërë asnjë marrëveshje. Nuk duhet lënë ky mit të lind, të zhvillohet dhe të instalohet” tha Burimi.

Në lidhje me komisionin hetimor të ‘sistemit TIMS’ që do të ngrihet nga opozita në Kuvend dhe impenjimin e ambasadës amerikane në kuandër të akuzave se Tauland Balla është vënë në krye të Ministrisë së Brendshme për të menaxhuar skandalin e TIMS, Burimi është shprehur se ambasada amerikane është në krah të Ramës, edhe pse po tenton të tregojë një neutralizim të drejtësisë.

“Produkti final i këtij komisioni hetimor do të përkthejë nivelin e tolerancës së kësaj administrate amerikane aktuale ndaj prapësive të Edi Ramës. Kjo administratë është me Edi Ramën në këtë situatë sepse duan njëkohësisht të tregojnë që po inkurajojnë drejtësinë, luftojnë korrupsionin, luftojnë prapësitë por nuk kanë asnjë interes të bjerë Edi Rama, që Shqipërija të hyjë me qeveri teknike dhe të hyjë në një lloj destabilizimi politik sepse nuk kanë tjetër element sot tek Partia Socialiste  për të zëvëndësuar Edi Ramën.”