Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pari që mori fjalën sot në foltoren e Kuvendit, pas 5 muajsh tensione në sallë. Basha u ndal te ligjet për Komisionet Hetimore, që sipas tij shënoi një precedent të papranueshëm. Basha tha se kodi zgjedhor është sakrifica më e madhe për vendin, pasi dhe 1 vit na ndan nga zgjedhjet parlamentare.
“A ishin këta këto 6 muaj apo ishin të tjerë. CCfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu. CCmimi është i paimagjinueshmë. Këtë vit, 7 mld euro do dalin nga xhepat e shqiptarëve por se si do të shpenzohen nuk patëm shansin ta diskutojmë.
Pas një viti vendi do të jetë në fushatë zgjedhore,. Kodi Zgjedhor është sakrifica më e madhe dhe flijimi më i madh në emër të 6 muajve denormalizim.
Hiqni dorë nga axhendat e ngushta partia ke dhe personale dhe jepini deri në fund të muajit shqiptarët një Komision Zgjedhor normal. Mos përsërisni skandalin e 2008”, tha ai.
FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SEANCËN PLENARE
Të dashur bashkëqztetarë, zonja dhe zotërinj deputetë, tek dëgjon fillimin e kësaj seance pothuajse harron 6 muaj. 6 muaj, 1/8 e kësaj legjislature të kaluarashtu siç kaloi dhe pyetja e parë që çdo shqiptar bën: a ishin këta more këto 6 muaj apo ishin të tjerë? Po gjithsesi, për shqiptarët rëndësi ka një parlament me të vërtetë funksional. Pzetja është çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur deri këtu? Jo këta, por shqiptarët. Dhe çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit siç me të drejtë krenohet taksavënësi më i madh në historinë 34 vjeçare të vendit, 7 miliardë euro do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por si do të shpenzohen këto para, çfarë do të marrin dhe pse nuk do të marrin pensionistët, pronarët, fermerët, këtë nuk patëm shansin ta diskutojmë. Sikundër miliona euro u hoqën nga fondi i kompensimit për të mbushur një tjetër gropë të krijuar nga arbitrariteti i kësaj qeverie.
Ligji për komisionet hetimore u ndryshua duke vendosur një precedent të papranueshëm në 34 vite të pluralizmit shqiptarë, duke e zvogëluar deri në zerim efektivitetin e komisioneve hetimore për transparencë dhe si një paradhomë e ndjekjes penale. Por zonja dhe zotërinj, dëmi më i madh është ai që nuk duket. Ndonëse sot është një ditë e veçantë për atë dëm. Pas një viti, vendi do të jetë në fushatë zgjedhore, kodi zgjedhor në përfitim të shqiptarëve është sakrifica më e madhe, fjilimi më i madh në emër të këtyre 6 muajve denormalizim e normalizim.
Ndaj sot para se të nisni punimet, kam një thirrje: Hiqni dorë për një moment nga agjendat tuaja të ngushta partieke, nga interesat tuaja personale dhe jepini shqiptarëve deri në fund të këtij muaji një komision të reformës zgjedhore, me parametrat siç kanë qenë gjithmonë dhe me një vendimmarrje mbi propozimet që gjenden aty tash e 2 vite dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës, që erdhi pas një tjetër skandali dhe gjëme dhe shkaktoi një gjëmë edhe më të madhe. Thirrja ime është para se të procediojmë me këtë rend dite, të shprehemi me zë dhe me votë për diçka që çdokush që i dhimbset ky vend, që shqetësohet për fatin e demokracisë, që shqetësohet edhe më shumë për fatin ezgjedhjeve të ardhshme kërkon nga ky parlament reformë zgjedhore për qytetarët dhe jo për politikanët.