Ndihmës Sekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të SHBA-ve, Todd D. Robinson, ndodhet sot në Prishtinë ku në një konferencë për shtyp me presidenten Vjosa Osmani shprehu mbështetjen e SHBA-së për Kosovën. Gjatë një konferencë, Robinson tha se fakti që është në Kosovë tregon edhe mbështetjen në atë çfarë po bën Kosova. Ai shtoi se po punojnë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen.
“Fakti që jam këtu për të treguar mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që policia po punon, për atë që shërbimet e sigurisë po bëjnë, për qytetarët kosovarë, mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme. Porosia ime për ta dhe për ju të gjithë do të ishte që Shtetet e Bashkuara janë këtu për t’ju mbështetur në përpjekjet tuaja për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot dhe për një Kosovë më të fortë dhe transparente në të ardhmen. S’është hera e parë që jam në Ballkan, kam punuar edhe në rajon më herët. Po më duket sikur jam kthyer në shtëpi dhe mirëpres mundësinë për të parë edhe më shumë nga vendi juaj”, tha ai.