Ballina Politika Porti i ri i Durrësit, paralajmëron deputeti Bylykbashi: Do të paguhet nga...

Porti i ri i Durrësit, paralajmëron deputeti Bylykbashi: Do të paguhet nga taksat tona, ja shifra marramendëse

68
0

Deputeti i PD së Rithemelimit Oerd Bylykbashi, denoncoi në Kuvend aktin normativ për të marrë fonde nga buxheti për ndërtimin e portit të ri në Durrës.

Ai tha se këto janë para që do u merren qytetarëve, ndërkohë që projekti mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë.

“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do u grabiten xhepave të shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano. Nga buxheti i shtetit, që do të thotë nga taksat e shqiptarëve.

Doli Rama në fillim e tha do e bëj investim publik, pastaj tha se do jetë me kredi. Në një moment tha se do e bëj me të ardhurat e portit. Ishte gënjeshtra tjetër. Për të ardhur te ajo që ishte qëllimi.

400 milionë dollarë për një port, i cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese, që ia dha një kompanie private me veshje arabe, ku janë të gjitha interesat korruptivë, nga kryeministri e poshtë, porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndërronte vend.

Të gjitha vlerësimet shkojnë nga 1.2 miliard deri në 1.7 miliard, ndoshta shkon edhe 2 miliardë porti i ri. Ndërkohë kemi një port që ekziston prej më shumë se 2700 vitesh dhe e zhdukim sot,” tha Bylykbashi.