Ballina Politika “Qytetarët po braktisin vendin”/ Gjekmarkaj akuzon qeverinë : Buxheti ka rënë në...

“Qytetarët po braktisin vendin”/ Gjekmarkaj akuzon qeverinë : Buxheti ka rënë në duar kasapësh! Qindra miliona euro ndryshuan destinacion

48
0

Deputeti i PD së Rithemelimit  Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij sot në Kuvend, foli për buxhetin e vitit 2024.

Gjekmarkaj theksoi se buxheti ka rënë në duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Ai shtoi se qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion. Gjekmarkaj vlerësoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj.