Ballina Politika I mbyllur në shtëpi, Berisha nuk ndalet, vijon ecjet në tarracën e...

I mbyllur në shtëpi, Berisha nuk ndalet, vijon ecjet në tarracën e banesës

46
0

Ish-kryeministri Sali Berisha është parë edhe mëngjesin e kësaj të marte në tarracën e pallatit ku ai del për ajrosje por edhe për të mbajtur trupin në formë si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik në këto ditë të izolimit të tij në banesë si pasojë e vendimit të GJKKO-së.

Edhe në foto shihet Berisha duke ecur përgjatë tarracës.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në masën ‘arrest shtëpie’ që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, në lidhje me hetimet që po zhvillohen lidhur me çështjen e procedirës për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.