Ballina Aktualitet Kapja e 24-vjeçarit me dy mina në trup, Balla: Grupet kriminale duhen...

Kapja e 24-vjeçarit me dy mina në trup, Balla: Grupet kriminale duhen ndjekur këmba këmbës

68
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kapjen e një 24-vjeçari që po transportonte 2 mina me telekomandë në Lezhë për t’i shitur tek grupet kriminale.

Balla përgëzon policinë, teksa bën thirrje që grupet kriminale duhen ndjekur këmba-këmbës.

‘Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Lezhë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë natë!’, ka qenë reagimi i ministrit.