Ballina Aktualitet Këta janë tre trafikantët e kokainës që sulmuan me makinë patrullën e...

Këta janë tre trafikantët e kokainës që sulmuan me makinë patrullën e policisë në Tiranë

58
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme, në zonën pranë Lidhjes së Skrimtarëve, në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gjatë një operacioni për arrestimin e një trafikanti droge (i cili po transportonte 1 kg kokainë) në momentin e ndalimit nuk i është bindur thirrjes së policisë dhe i ka dhënë shpejtësi mjetit të tij, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Personat që shihni në këto foto janë: Eneo Sulejmanaj, që ishte dhe shoferi i fuoristradës që iu drejtua patrullës së policisë, por që do të plagosej nga njëri prej efektivëve në vetëmbrojtje, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa të arrstuarit e tjerë janë shtetasit: Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni.

Ndërkaq policia bën me dije se janë arrestuar dhe dy persona që ndodheshin në makinë me të plagosurin, ndërsa AMP ka nisur një hetim për policin që përdori armën ndaj agresorëve që tentuan të largohen duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Në vendngjarje do të shkonin edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Së Shtetit Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj.

Në pamjet e siguruara nga Ora News, vihen re dhe shenjat e plumbave në makinën e autorëve.