Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO, që ka dënuar me burg, për blerje votash.
Lidhur me këtë avokati Geni Gjyzari në një intervistë televizive, u shpreh se procesi u shty me 3 ditë dhe në këtë proces ka një diskriminim.
Ai tha se dëshmia e rremë është një element që rëndon pozitën e të pandehurit dhe se tani faza e paraburgimit ka mbaruar dhe janë në fazën e dënimit. Sipas tij janë tre kërkesa që presin në gjykatë, teksa bëri me dije se maxhoranca e ka humbur betejën në Himarë.
“Së pari procesi ishte planifikuar për datën 19 dhe që këtu fillon një pikëpyetje se s’ka informacion pse u shty ky proces nga 19 në 21 dhe gojët e këqija flasin për presione.
Së dyti do theksoja faktin se është i vetmi proces që ka një informacion prej momentin që ka dalë për gjykim çështja dhe dje doli një informacion për procese të tjera s’ka statuse të tilla kjo tregon dhe për natyrën e veçantë që ka ky proces dhe për këtë fakt dhe gjykimi do duhet të ishte më i shpejtë sepse në këtë mënyrë do ishte më i shpejtë dhe deklamimi i shkeljeve të Belerit dhe në gjykatën e Strasburgut sepse do të shprehet dhe atje se ajo i ka vënë në dukje diskriminimin se jo pa qëllim vendimi i djeshëm fillon së pari me barazinë para ligjit.
Nuk është vetëm Beleri i diskrimuar por të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga Rama. 31 raste ishin në fund të majit për këtë çështje dhe vetëm Beleri ishte në burg.
Kështu që është e kuptueshme fakti që këta kanë qenë të shtrënguar të japin këtë lloj natyre. Pastaj flitet dhe për parimin e mosrëndimit të pozitës së të pandehurit, përshembull do jap një element të masës së sigurisë është cituar në vendimet e gjykatës kryerja e veprës penale nga kandidati kjo është shpifur dhe kjo rëndon pozitën e të pandehurit në atë proces.”
Më tej ai shtoi se doja të thosha se në njoftimin që kemi parë kemi dy pika që janë ndarë me shumicë votash, që se dimë përbërjen e votave se si janë ndarë, vepra penale është e tillë që duhet patjetër arresti në burg por për një vepër që dënohet deri në 5 vite burg si mund të kesh vetëm arrestin.
“Vendimi i kushtetueses është fytyra e drejtësisë. Në këtë proces ka trysni nga më të ndryshme, këta anëtarë të KPK apo KPA po bëhet një përpjekje për ti futur në gjyqësor ato përpjeke.
Ai e bëri burgun për shkakun për të cilin rri në burg. Tani jemi te faza e dënimit dhe unë kam besim se apeli nuk do e marrë mbi vete këtë kosto.
Duke pasur kryeministrin pas 24 orë dhe një mori mediash për të arritur qëllimet e kryeministrit, shkak është bashkia e Himarës dhe kjo s’ka të bëjë me Belerin por me Himarën.
Presim se kushtetuesja ka 3 muaj që ka tre kërkesat tona dhe duhet të marrë vendimin për lejen e betimit, për arrestimin në flagrancë dhe për përgjim. Ka një ngërç që po e la të betohet e ka ngërçin në kushtetuese që është futur ekstra ligjore siç nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër.
Humbja nuk është vetëm e zotit Goro por dhe e kryeministrit prandaj dhe e ka dobësuar sepse me gjithë makinerinë shtetërore dhe investitorët strategjikë ata humbën përballë Belerit.”, përfundoi Gjyzari.