Ballina Aktualitet Ngjarja në Korçë, Balla: Alarme që duhet ta mbajnë Policinë të vëmendshme...

Ngjarja në Korçë, Balla: Alarme që duhet ta mbajnë Policinë të vëmendshme ndaj këtyre fenomeneve

59
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka reaguar për ngjarjen në Korçë, mes një grupi të rinjsh.

Ai theksoi se policia duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje rasteve të dhunës.

“ Policia e Shtetit duhet t’i kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale. Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme dhe ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë online dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale.”, shkruan Balla.