Ballina Aktualitet Ngjarja në Shijak/ I plagosuri u gjet në vendin e gabuar, s’ishte...

Ngjarja në Shijak/ I plagosuri u gjet në vendin e gabuar, s’ishte ai shenjestra! Autori shkoi për t’u sqaruar me pronarin e biznesit

129
0

36-vjeçari që u plagos sot në Shijak duket se nuk ishte shënjestra e vërtetë e autorit Arbër Hoxha, që qëlloi me breshëri plumbash drejt një biznesi që tregton aksesorë për automjete.

Mesohet se një natë më parë, Hoxha ka pasur një sherr fizik në Durrës me një nga dy vëllezërit Domi, pronarë të subjektit tregtar dhe sot kishte ardhur “për t’u sqaruar” me armë. Nga të dyja palët, ka pasur shkëmbim zjarri.

Mes të shtënave me armë, Enidor Dedja mbeti i plagosur, pasi një plumb e kapi në këmbë.

Mesohet se ngjarja ndodhi në vendin e punës së Dedjas, por ai nuk ka patur lidhje me konfliktin. Autori Arbër Hoxha i cili tashmë është në kërkim, një natë më parë është konfliktuar me pronarët e dyqanit ku punon Dedja.

Ai ka shkuar mëngjesin e sotëm dhe ka qëlluar me armë, por plumbat nuk kanë kapur pronarët, vëllezërit Domi, por kapën Enidor Dedjan. Ndërkohë bëhet me dije se plumbat kanë kapur edhe xhamat e një autobusi pranë dyqanit i cili për momentin nuk ishte funksional dhe nuk kishte njeri brenda.

Ndërkohë janë proceduar dhe marrë në pyetje dy vëllezërit pronar të biznesit ku ndodhi plagosja në këmbë e Enidor Dedjas