Të shtëna me armë zjarri janë regjisruar mëngjesin e kësaj të premteje në Xhafzotaj të Durrësit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. Ende nuk dihen emrat e personave të përfshirë në konflikt dhe shkaku i përplasjes mes tyre.
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Enidion Dedja,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit Arber Hoxha., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.