Ballina Ekonomia “Sazani të bëhet si Singapori”, propozimi i Jakës: Ishulli, zonë e lirë...

“Sazani të bëhet si Singapori”, propozimi i Jakës: Ishulli, zonë e lirë ekonomike, kulla të larta, seli për kompanitë globale!

88
0

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka e vlerëson si një mundësi të jashtëzakonshme projektin amerikan për investim në ishullin e Sazanit. Madje ai propozoi që ishulli të kthehet në një zonë të lirë ekonomike me ndërtesa të larta ku të vendosen selit e kompanive ndërkombëtare.

Duke folur në ScanTV, Jaka propozoi që ishulli i Sazanit të dalë në tender ndërkombëtar. Ai sugjeroi që ishulli i Sazanit duhet të jetë një model i ngjashëm me Hong-Kongun apo Singaporin. ” I shërben Shqipërisë për të qenë edhe ajo “qershia mbi tortë” e ekonomisë shqiptare. Se sa mundur është, unë mendoj se ka gjithmone mundësi reale. Ishulli i Sazanit mund të kishte dalë në ankand ndërkombëtar dhe mund të kishte pranuar ofertat” tha zoti Jaka.

Ndërsa komentoi propozimin e bërë nga Xhared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në Sazan, Jaka shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë projekt. “Unë jam jo vetëm pro, por jam suport edhe si indivi dhe si Dhomë Tregtie për çdo lloj inevestimi që sjell të ardhura për vendin tonë. Nga ana tjetër, jam i bindur se ky model inevestimi i prezantuar në Sazan nuk e prek fantazinë që kam se si mund të zhvillohet Sazani” tha ai.