Ballina Politika Spartak Braho mund në gjykatë deputetët e Rithemelimit, shpallet i pafajshëm

Spartak Braho mund në gjykatë deputetët e Rithemelimit, shpallet i pafajshëm

108
0

Përfundon me pafajësi nga akuzat për shpifje nga Gjykata Penale e Tiranës ish-deputeti socialist, juristi i njohur Spartak Braho, pas një odiseje më shumë se një vjeçare. Akuzat ndaj Brahos kishin të bënin me paralajmërimin e tij në media se në protestën e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha ndaj zyrave të PD në 8 janar 2023 “do të ketë dhunë, tensione dhe egërsi, madje nuk përjashtohen edhe eliminime fizike, ku synimi mund të jetë edhe deputeti i krahut të Bashës me inicialet E.A.” Kjo deklaratë e Brahos, një ditë përpara sulmit mbi selinë e PD u cilësua si shpifje nga kreu i Rithemelimit dhe akuza iu drejtua SPAK-ut, i cili për kompetencë ja përcolli Gjykatës Penale të Tiranës ndonëse disa pjesëmarrës në protestë si deputeti A.Gjekmarkaj bënë të njëjtin vlerësim për natyrën dhe veprimet e kryera nga militantët e Rithemelimit. Gjatë hetimit gjyqësor, gjykata vlerësoi se nuk qëndronte akuza për shpifje dhe se akuzuesit nuk përfaqësonin realisht dhe zyrtarisht Partinë Demokratike. I tërë procesi gjyqësor, në të cilin Braho u shpall i pafajshëm dhe akuza u pushua, u ndoq nga Av. Ardian Visha dhe për Rithemelimin nga Adriana Kalaja.