Ballina Sport VIDEO/ Parma ‘stoliset’ kuqezi, nisin emocionet e Shqipëri – Kili! Tifozët grumbullohen...

VIDEO/ Parma ‘stoliset’ kuqezi, nisin emocionet e Shqipëri – Kili! Tifozët grumbullohen jashtë ‘Tardinit’

164
0

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan këtë të premte në 20:45 një miqësore kundër Kilit, në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës. Kjo do jetë përballja e parë mes dy skuadrave në histori, teksa dueli vjen si prova e parë gjenerale për kuqezinjtë e Sylvinhos para Euro 2024.

Tanimë kanë nisur emocionet e ndeshjes, me tifozët kuqezi që kanë nisur të grumbullohen të shumtë në numër në rrugët e qytetit, pranë stadiumit. Ata e kanë stolisur kuqezi qytetin, teksa janë shitur më shumë se 15 mijë bileta për këtë duel dhe pjesa dërrmuese e tifozëve do jenë shqiptarë.