Ballina Lifestyle Zbulohen emrat e konkurentëve të “Ferma VIP”

Zbulohen emrat e konkurentëve të “Ferma VIP”

147
0

Janë zbuluar emrat e 16 personazheve të “Ferma VIP”, reality show i cili do të nisë në televizionin Vizion Plus.

Pjesë e “Ferma Vip” do të jenë Ditea Berisha, Renis Gjoka, Gordana Kingji e njohur me emrin e artit BabyGee, Gledis Gegaj, Rigelsa Cybi, Valer Kolnikaj, Elsa Lila, Florian Agalliu, Dijonis Biba, Çiljeta Xhilaga, Robert Berisha, Mariana Kondi, Niko Komani, Gloria Meshi, Xhesika Polo dhe Albano Bogdo.

Spektakli do të moderohet nga Fjoralba Ponari dhe Bes Kallaku.

16 personazhet  do të jenë fermerët më të rinj në vend, do të merren me rritjen e mbarështimin e kafshëve, do të punojnë tokën, do të bëhen bujq e blegtorë në kuptimin e parë të fjalës, për të siguruar ecurinë e tyre në program.