Ballina Politika Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, deputetja Eralda Tase Bano: Edhe sa arrestime...

Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, deputetja Eralda Tase Bano: Edhe sa arrestime duhet për të kuptuar se Edi Rama është kryehajduti i hajdutëve që po zhvatin popullin

82
0

Edhe sa të partisë duhet të futen në burg dhe të kenë çështje nëpër prokurori dhe gjykata që ne të nisim dhe të themi atë që duket qartë:
Edi Rama është kryehajduti i hajdutëve që po zhvatin popullin dhe po e çojnë Shqipërinë drejt një humnere pa fund.
Çështjet e pronave janë kthyer në një nga plagët më të këqija të shoqërisë tonë dhe ata që vetëm e thellojnë këtë plagë nuk duhen kaluar lehtë.
Edi Rama vazhdon dhe mohon çdo lidhje me këta njerëz.
Mohon që ka përgjegjësi për partinë e tij që i ka gjysmat në burg e ndaj gjysmës tjetër po përgatiten çështjet penale.
Qeveri e ngritur mbi kalbësira që presin dita ditës burgun.
Një arsye më shumë që SPAK duhet mbështetur dhe duhet dhënë liria për të çuar drejtësinë në vend!