Një grua e moshuar, e cila ishte larguar ditën e djeshme nga banesa, është gjetur e pajetë mëngjesin e sotëm (23 mars) në lumin e fshatit Mbroje në Korçë.
80 vjeçarja me iniciale L. Th., raportohet se vuante nga probleme të shëndetin mendor, ndërsa në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.