Ballina Kosovë Pse nuk e kishte gishtin e tretë të dorës së majtë Isa...

Pse nuk e kishte gishtin e tretë të dorës së majtë Isa Boletini, tregon stërnipi i tij, Gazmendi

96
0

Gazmend Boletini, stërnipi i Isa Boletinit, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, i cili foli në detaje rreth historisë së familjes së tij, kryesisht për pasardhësit e kësaj familje.

Gazmendi tregoi se Isa Boletini kishte tri martesa, pasi pas vrasjeve të dy vëllezërve të tij, ai u martua me të fejuarat e tyre në bazë të traditave të asaj kohe.

Teksa fliste për Isa Boletinin, duke përshkruar përkushtimin e tij për atdheun dhe familjen, ai foli edhe për trimërinë që i njëjti e kishte si virtyt.

“Si fëmijë ai është dalluar nga të tjerët, edhe për shkathtësi, edhe për trimërinë e tij”, tha ai.

Stërnipi deklaroi se Isa Boletini qysh në moshë të re shfaqi shenja të një trimërie të pashoq, teksa rrëfeu edhe një histori brenda familjes së tyre, ku pa iu trembur syri e për shkaqe krenarie, ai kishte prerë gishtin e tretë të dorës së majtë.

Bëhet fjalë për njërin nga nipërit e Isa Boletinit, Mujë Boletinin, i cili si 19-vjeçar u vendos në rënd për t’u ekzekutuar. Por, fati i Mujës ishte i shkruar ndryshe.

Mujë Boletini fatmirësisht i shpëtoi plumbit, por humbi familjen e tij për rreth 26 vjet.

 “Unë e kam zgjedh një rast ekskluziv që sot ta tregoj. Është fjala për Skënder Boletinin, pra nipin e Isa Boletinit, i cili ka qenë djali i Mujë Boletinit. Atë arritën komunistët ta arrestojnë në Urë të Ibrit, ka qenë diku rreth 19-vjeçar, dhe e dërgojnë me e pushkatu në Tivar. Kur mbërrijnë në Tivar, qysh është rendi i pushkatimit, ky ka qenë i ri, dhe kur fillon rafalli, plagoset dhe bie në agoni dhe të tjera kufoma bien mbi të”, tregoi Gazmendi.

Gazmendi thotë se Mujës i kishe ardhë vetëdija dikur në mbrëmje, me ç’rast kishte parë edhe një tjetër person që i kishte shpëtuar vetëm me plagosje ekzekutimit të menduar.

“Ai tha se kanë arritur me barkë nga deti malazez me dalë në Itali. Në Itali në atë kohë, kryetar i Kryqit Ndërkombëtar ka qenë Pajaziti, dhe e ka marr e ka sistemuar dhe më vonë ka punuar si mirëmbajtës në bazë ushtarake në Gjermani” 

“Familja për Skënderin e kanë ditë që është  i vdekur”, thotë Gazmendi i cili tregon ekskluzivisht se si familja Boletini e kuptuan pas rreth 26 vjetësh që Muja i kishte shpëtuar ekzekutimit, rrëfim ky të cilin mund ta dëgjoni në vegzën në vijim.

Se si u provokua dhe kush u bë shkak që Isa Boletini të mbetej pa një gisht, Gazmend Boletini jep detaje në vijim: