Ballina Lifestyle Valltari i “preferuar” i diktatorit/ Hysa: Enver Hoxha më duartrokiti gjatë në...

Valltari i “preferuar” i diktatorit/ Hysa: Enver Hoxha më duartrokiti gjatë në një nga festivalet

49
0

Hera e fundit që u ngjit në skenë, ishte para pesë vitesh në qendër të Librazhdit. Edhe pse atë kohë 90 vjeç, Shefqet Hysa rrëmbeu vëmendjen dhe duartrokitjet e qytetarëve duke kërcyer valle dyshe.

Sot është 95 vjeç dhe për shkak të moshës është detyruar të heqë dorë nga kërcimi. Pavarësisht viteve Shefqet Hysa nuk preferon të qëndrojë brenda në shtëpi. Kohën e kalon duke u kujdesur për bletët. Valltari kujton per abc news se pasioni për kërcimin nisi në moshë të vogël. Ka marrë pjesë në shumë festivale që janë zhvilluar në Shqipëri.

Në një prej tyre tregon se tërhoqi vëmendjen e diktatorit Enver Hoxha, i cili e ka duartrokitur gjatë. Hysa thotë se nuk ka njohur çmime të tjera përveç të parit.

Pavarësisht kontributit në jetën artistike e kulturore të qytetit mendon se nuk është vlerësuar sa duhet. Si sekret të jetës së gjatë 95-vjeçari tregon ushqyerjen e shëndetshme.

Për ruajtjen e traditave shqiptare Shefqet Hysës i janë akorduar disa tituj e çmime nga bashkia ndërsa institucionet e pushtetit qendror e kanë lënë në hije.