Ballina Aktualitet Dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri një të ri në Korçë, vetëdorëzohen...

Dhunuan me shkopinj dhe leva hekuri një të ri në Korçë, vetëdorëzohen në polici 4 autorët

39
0

Kontrollet intensive të policisë në banesat e familjarëve, të afërmve, vendet ku mund të fshiheshin 4 autorët e plagosjes së 30 -vjeçarit Ramadan Hasani në ambientet e një lavazhi në Korçë, bëri që të dorëzohen në komisariat paraditen e së dielës katër autorët.

Bëhet fjalë për shtetasit Spartak Selimi, Kristi Selimi, Marsel Xhakollari dhe Erion Gura. Arratia e 4 autorëve zgjati 3 ditë, dhe në pamundësi për të qëndruar akoma të fshehur, ata janë vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Korçës.

30-vjeçari i cili ra pre e sulmit të autorëve, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.