Ballina Politika Kukësi zgjedh sot kryetarin e ri të PD-së, ja kush janë dy...

Kukësi zgjedh sot kryetarin e ri të PD-së, ja kush janë dy kandidatët në garë (Emrat)

0
134

Dega e Partisë Demokratike në Kukës po zhvillon këtë të dielë zgjedhjet për kreun e saj.

Në garën për drejtimin e PD-Kukës janë dy kandidat, Rrahman Dema aktualisht nënkryetar i kësaj dege dhe Gëzim Shehu anëtarë i kryesisë.

Zgjedhjet në këtë degë bëhen për arsye të dorëheqjes së kryetarit të saj Admir Sinamati në nëntor të vitit 2022, dorëheqje që i parapriu kandidimit të tij nën siglën e PD për kreun e Bashkisë së Kukësit.