Ballina Aktualitet Policia me “dorë të hekurt”, në një javë 11 drejtues mjetesh të...

Policia me “dorë të hekurt”, në një javë 11 drejtues mjetesh të vënë në pranga dhe nën hetim

109
0

11 persona janë arrestuar në flagrancë dhe vënë në hetim nga Policia Rrugore në një javë në kryeqytet.

Drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, apo edhe drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendorur 9306 masa administrative, disa prej tyre:

– Xhama të zinj: 154 masa

– Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa

– Parakalime të gabuara: 284 masa

– Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa

– Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa

– Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa

– Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa

– Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa

– Sjellja e këmbësorve në rrugë: 44 masa

– Qëndrim i gabuar: 5,854 masa

– Të ndryshme: 888 masa

Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa

– Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste

– Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste

– Shkelje të tjera rrugore: 6 raste

– Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.