Ballina Politika Sot 25 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Hasani: Kosova e...

Sot 25 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Hasani: Kosova e pavarur dhe sovrane, dëshmi e rezistencës

66
0

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani iu është bashkuar reagimeve në kuadër të 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO në Kosovë. Hasani theksoi se sot Kosova është e pavarur dhe sovrane.

“Njëzet e pesë vjet më parë, ndërhyrja e NATO-s ishte vendimtare në zhbërjen e ambicjeve gjenocidale të Millosheviçit kundër popullsisë shqiptare në Kosovë. Sot, Kosova e pavarur dhe sovrane, është dëshmi e rezistencës së popullit të saj dhe sakrificave të bëra nga luftëtarët e lirisë. Me vendosmëri, Kosova ka evoluar në një demokraci funksionale, që synon integrimin e plotë në familjen euro-atlantike.🇦🇱🇽🇰”, thekson Hasani.