Ballina Opinion Ujdia Rama & Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar drejtesinë!

Ujdia Rama & Berisha, tentativë agresive për të shantazhuar drejtesinë!

120
0

Nga Azgan Haklaj 

Levizjet e fundit, sidomos ato të SPAK-ut, duket haptazi se kanë alarmuar Edi Ramën, i cili është përgjegjës jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht pas dhjetëra aferave të çmendura që po trondisin opinionin. Në këto kushte, ai, djallëzisht duke parë se nuk mund të ketë kontroll mbi organet e drejtësisë së re, i zgjati dorën për ujdi me gratë e çatisë. Sikur të ishin virgjëresha, çartistët u urtësuan dhe u dakortësuan në errësirë për një aleancë të re me tekstin e vjetër të vitit 2008.

Askush nuk e beson “tolerancën” e Ramës në emër të hallit dhe as “reflektimin” e Berishës, po në emër të hallit! E gjithë kjo është një lojë e përbashkët për të shantazhuar dhe intimiduar drejtësinë. Edi Rama arriti deri aty sa të krijojë edhe një ministri të re anti-korrupsion, një levizje pa sens, ndërkohë që, së bashku me aleatët tanë euroatlantikë, është investuar në krijimin e Prokurorisë dhe Gjykatës Speciale, që ka në fokus pikërisht luftën ligjore kundër këtij fenomeni në nivelet më të larta, deri dje të paprekshme.

Nervozizmi i përzier me frikë dhe pasiguri i Ramës duket në ligjërimet hipokrite të përsëritura se nuk janë amerikanët që u investuan në krijimin dhe forcimin e organeve të reja të drejtësisë, por ai vetë dhe PS-ja. Është qesharak dhe paradoksal një prononcim i tillë i tij, teksa shohim se po mbushen qelitë dhe dyert e SPAK-ut me qeveritarë e zyrtarë të lartë, pikërisht me besnikët e tij.

Ndërsa Berisha, tashmë jo vetëm i dizenjuar si anti-amerikan, por dhe i deshmuar nga ligjëratat e tij të përnatshme nga majë pullazit, ka një hall të madh, i cili mund të bëjë që ta kaloi sa më lehtë hallin e pakalueshëm. Ai kërkon nga Rama jo vetëm përtëritjen e marreveshjeve okulte të vitit 2008, por edhe rrëmbimin e vulës dhe logos legjitime të PD-së, duke shantazhuar haptazi gjykatat. Mirëpo, për të gjithë opinionin, ky hap dhe kjo ujdi janë të lexueshme, sikundër edhe për ndërkombëtarët. Levizjet e fundit të PD-së dhe kryetarit të PDSH-së, Lulzim Bashës, janë një alarm i ri për dyshen Rama-Berisha. As përdorja e Gaz Bardhit me shokë, as presioni i gjithanshëm malinj, nuk mund të ndryshojë kursin politik ose të frikësojë PD-në.

Vulat false të Berishës kur ndërtoj foltoren ant-PD janë si vulat e Jorgo Goros për të tjetërsuar pronat e Himarës dhe me siguri do të bëhen lëndë e parë për SPAK-un! Harku Euro-Atlantik është levizja që më së shumti ka terrorizuar dhe alarmuar estabilishmentin e vjetër, të cilët në mungesë të rrugës së shpëtimit, por i afrojnë supet e rënduara nga mëkatet tek njëri-tjetri. Por shumë shpejt zinxhiri i Bermudës do të ketë firo të tjera të mëdha. Kush mendon se me presion e shantazh mund të atrofojë seriozitetin e investimit euroatlantik gabon rëndë. Tani priten ngjarje shumë të bujshme tronditëse në folenë e korrupsionit. Dhe këto ngjarje nuk kërkojnë më muaj, por javë, ndoshta vetëm ditë.