Ballina Rajoni Von Cramon reagon pas deklaratës së Vuçiç: Serbia po luan blofin

Von Cramon reagon pas deklaratës së Vuçiç: Serbia po luan blofin

109
0

Europarlamentarja Viola Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se Serbia ndoshta largohet nga Këshilli i Evropës nëse Kosova pranohet.

“Një blof natyrisht. Me siguri që Serbia nuk do të largohet. Kjo deklaratë nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt”, shkruan Von Cramon.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do ta pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, vijon me tej eurodeputetja.

Reagimin Cramon e ka bërë në një postim në X të gazetarit Michael Martens, i cili ka cituar deklaratën e Presidentit të Serbisë për largimin e mundshëm nga KiE.