Ballina Politika Berisha kërkon të lejohet të marrë pjesë në Parlament, GJKKO tërhiqet për...

Berisha kërkon të lejohet të marrë pjesë në Parlament, GJKKO tërhiqet për të marrë vendimin, avokati Gjokutaj: SPAK kërkon ta trajtojë si të burgosur

80
0

U mbajt sot seanca në lidhje me kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha, për lejimin që të marrë pjesë në seancat parlamentare.

Avokati i tij Genc Gjolutaj njoftoi se SPAK kërkon që Beriha të trajtohet sipas ligjit të të paraburgosurve.

Sipas ligjit nuk parashikohet që një i paraburgosur të lejohet të shkojë ne vendin e punës.

GJKKO është tërhequr për të marrë vendimin, që pritet të jepet rreth orës 15:30.

“Ju e dini që sot gjykimi ishte për kërkesën tonë që Berisha të futej në Kuvendin e Shqipërisë dhe ne paraqitëm pretendimin tonë. Ata nuk pranojnë në mënyrë në absolute.SPAK koncepton që Berisha të trajtohet nga ligji i të paraburgosurve, si një njeri i thjeshtë. Kjo është strategjia e Edi Ramës dhe atyre që e kanë stisur këtë çështje”, tha ai.