Ballina Bota Brazil: Qindra shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet vdekjeprurëse

Brazil: Qindra shtëpi të shkatërruara nga përmbytjet vdekjeprurëse

117
0

Reshjet e shiut kanë shkaktuar shkatërrime në Brazil, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke detyruar mijëra të tjerë të largohen pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut kanë dëmtuar një pjesë të pronave në juglindjen të vendit.

Ekipet e shpëtimit në  Espirito Santo dhe Rio de Janeiro u përpoqën të shpëtojnë qytetarët e bllokuar, shkruan DW.

Dhjetëra ushtarë, zjarrfikës dhe qen shpëtimi po kryejnë edhe aktualisht operacionet e kërkim-shpëtimit.

Autoritetet e kanë përshkruar situatën si kaotike.