Ballina Politika “Janë thirrur skifterë, të mos kemi histori kacafytjesh”, Petro Koçi ‘përplaset’ me...

“Janë thirrur skifterë, të mos kemi histori kacafytjesh”, Petro Koçi ‘përplaset’ me Korreshin te Komisioni për Shëndetësinë: Njollë e zezë e parlamentarizmit

55
0

Deputeti i PS-së, Petro Koçi nga Komisioni Hetimor parlamentar për çështjet e shëndetësisë, ka bërë apel për vetëpërmbajtje në këtë mbledhje, ndërsa i kujtoi pozicionin e saj Albana Vokshit.

Ai tha se komisionet në të shkuarën kanë qenë një njollë e zezë për parlamentarizmin.

“Është një nga komisionet hetimore me arsye të qëndrueshme. Fillimi i punimeve të këtij komisioni, nuk është i mbarë. Është përsëritje e një historie. Komisionet janë njollë e zezë e parlamentarizmit dhe këtu janë thirrur skifterët e palëve. Këtu duhet të gjykohet urtësia e gjykimit. Ndaj roli i moderatorit është i rëndësishëm. Në rastin që Kuvendi ju ka zgjedhur juve si kryetare, duhet të ishte diçka e mbarë. Ndaj mos të kemi të njëjtën histori. Kacafytje në gjithë procesin dhe procedurat e këtij komisioni. Etika dhe rregullsia në këtë komision, varet nga ai që drejton. Do ju ftoja që të ishit në përputhje me mandatin e këtij komisioni. Duhet të kërkojmë të vërtetën për çështje të rëndësishme. Paracaktimi sjell zhvillime të mbrapshta.”, tha ai.