Ballina Blog Na qerasën më një pije të hidhur…

Na qerasën më një pije të hidhur…

98
0

Nga Altin Sulçe

Kombëtarja të premten e kaluar në ndeshjen me Kilin, na qerasi me një gote me pije të hidhur, ku të gjithë ata që ishin në stadiumin “Enio Tardini” në Parma, ashtu edhe ne të tjerët mes televizorit rrudhëm buzët nga shija thartirë, e kësaj performance të shëmtuar…

S’po i besonim syve se djemtë tanë në një kohë të shkurtër pësuan një metamorfozë totale, në çdo repart.

Të gjithë ishin dobët, dhe ishte shumë e vështirë të gjeje një futbollist që kishte bërë mirë, me përjashtim të lojtarit të 12 që e kishte kthyer stadiumin Italian në Air Albania.

9 Sulmues kishte thërritur Silvinho për një gol që nuk erdhi kurrë, aq më tepër, në repartin ofensiv mungonte dukshëm sinkronizimi.

Manaj kishte lënë golat e shumtë në Turqi , ashtu si edhe Asani i cili i kishte mbyllur fort, ato në kasafortën eliminatoreve…

Broja mendoj se kaloj suksesshëm testin e durimit dhe të karakterit , kur nisi në mesin e pjesës së dytë, kjo për sa i përket pjesëmarrjes në grup dhe për këtë duhet të vlerësohet, ndërkohë në fushë, mund ta konsumonte më mirë topin e të riut të talentuar Mucolli.

Nuk ishte dita e Bajramit, i cili na kushtëzon shumë, ashtu siç nuk ishte dita e mbrojtës sonë në tërësi, që pësoi ndaj latinëve, pothuajse aq gola sa gjithë udhëtimi për në evropian.

Hysaj gaboi, Gjimshiti nuk ishte si gjithnjë, Mihaj humbiste ndonjëherë, dhe Mitaj zhgënjeu.

Edhe Strakosha mund të bënte më mirë, edhe pse pa ndeshje në duart dhe këmbët e tij.

Në fakt kjo ndeshje na mërziti pa mase edhe pse ishte miqësore ,mbase kërcyen shumë gjatë javë, dhe gjatë shumë muajve të fundit. Ka ardhur kohë të themi stop Haengua, dhe të përveshim mëngët për punë .

Evropiani është vetëm te cepi dhe nuk kemi më kohë për festë.

Kthesa duhet të filloj që me ndeshjen me Suedinë. Futbolli është sport i drejtë, por nuk e vlerësove të dënon. Dënimi ishte i drejtë me Kilin.

Ne e zgjatëm festën shumë, ishim fantastikë te tradita shqiptare, por ne evropian do ndeshemi me evropianët…